Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci një ditë pas shkarkimit nga ky post dhe pas publikimit të një video nga deputeti Tom Doshi, që sipas tij e implikon në vrasjen e tij ka zhivlluar një takim me kreun e Shtetit, Bujar Nishani.
 
Takimi është zhvilluar në Presidencë, e ndërsa burime për A1 Report kanë thënë se ky takim ka lidhje me situatën e ditëve të fundit. Sot në mëngjes Deputeti i Shkodres, Tom Doshi ka një tjetër video në profilin e tij në Facebook, xhiruar ne ambientet e lokalit “Vivia”, ne zonen e ish-­Bllokut. Beci ka mohuar akuzat dhe ka thënë se akuzat e deputetit Doshi janë shpifje.  
 
Në njerën nga tavolinat është edhe prokurori Eugen Beci. Video duket që është xhiruar në mbremje, dhe kjo kuptohet edhe nga nje bisede qe degjohet, kur personi qe eshte duke folur ne telefon, tregon vendin se ku ndodhen dhe pershendet me pas duke thene ‘naten e mirë’. Një ditë më parë ambasadori amerikan Donald Lu ishte në një takim me prresidentin Bujar Nishani. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)