Një doodle dedikuar
Mandelës

Një doodle dedikuar<br />Mandelës
Google Doodle ka nderuar në 96 vjetorin e ditëlindjes së tij ish-presidentin e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela. Mandela lindi më 18 korrik 1918-të dhe vdiq me 5 dhjetor 2013-të, pas një infeksioni polmonar. Politikisht një nacionalist Afrikan dhe një socialist demokratik, ai u përfshi në Kongresin Kombëtar të Afrikës dhe më pas u bë presidenti i vendit.

Mandela ishte presidenti i Afrikës së Jugut nga viti 1994 deri në 1999-tën, pasi qëndroi për rreth 27 vjet në burg, i dënuar me akuzën e sabotimit dhe komplotit për rrëzimin e shtetit.

Google në nderim të Mandelës ka krijuar një doodle interaktive që nis me një ilustrim të imazhit të liderit dhe duke klikuar mbi të shfaqen pamje të thënieve të tij më të njohura të ilustruara me imazhet e rrugëtimit të gjatë drejt lirisë.

Shpirti i tij revolucionar, zgjuarsia dhe rezistenca ndaj padrejtësive ilustrohet në nisje me fshatin ku ai ka lindur, shtëpinë e tij, vazhdon me burgimin dhe vuajtjen e gjatë brenda hekurave të qelisë dhe më pas me zgjedhjen e tij si presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në 1994-ën.

Midis shprehjeve më të njohura të Mandelës citohen ato ku shprehen qartë mendimet e tij mbi lirinë, barazinë dhe edukimin të cilin e konsideron si armën më të fuqishme që duhet të përdoret për të ndryshuar botën.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Rrahu vajzat dhe gruan, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

Greqi/ Rrahu vajzat dhe gruan, arrestohet 44-vjeçari shqiptar