Një drogë e re për rikuperimin e kujtesës

Një drogë e re për rikuperimin e kujtesës
Tashmë, humbja e kujtesës mund të shërohet për moshat e vjetra. Shkencëtarët kanë bërë një përparim të madh në përcaktimin e shkakut të humbjes së kujtesës që lidhet me moshën. Ata bën me dije se do të krijojnë një drogë të re për rikuperimin e kujtesës.

Një raport i lëshuar dje, ka ofruar prova të forta se humbja e kujtesës për shkak të moshës tashmë është një sëmundje përfundimisht e shërueshme.
Hulumtuesit në universitetin “Columbia Medical Center” shqyrtuan funksionimin e trurit të një personi të ri dhe trurin e një moshe të vjetër.

kujtese rekuperim

Ata zbuluan se një gen i caktuar në qendër të kujtesës së trurit, ndalonte së punuari siç duhet tek njerëzit e moshuar. Ajo prodhonte një protein kyç më pak se truri i njerëzve të rinj.
Kjo proteinë me emrin RbAp48, që kishte një përbërje më të pakët në trurin e një të moshuari, shkaktonte humjen e kujtesës te të moshuarit.

Duke ditur këtë fakt, studiuesit e vazhduan eksperimentin e tyre tek minjtë. Provuan nivele të ndryshme të proteinave tek brejtësit e shëndetshëm të rinj. Kur testuan një protein kyçe më pak te një mi i moshës së re ata vunë re se miu humbi rrugën ashtu siç bëjnë minjtë e moshës së vjetër.

truri

Hulumtuesit, duke rritur sasinë e kësaj proteine te minjtë e vjetër, arritën të vërtetonin eksperimentin e tyre. Tashmë një person i moshës së vjetër mund të ketë një kujtesë të mirë dhe të barabartë me kujtesën e një personi të ri. Këtë fakt hulumtuesit e kanë raportuar në revistën Science Translational Medicine.

Redaksia Online
(Matilda Zaimi/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur