Një e treta e stomatologëve
rrezikojnë profesionin

Një e treta e stomatologëve<br />rrezikojnë profesionin
Një e treta e stomatologëve rrezikojnë të mos ushtrojnë profesionin. Kjo për faktin se ata nuk kanë mbledhur asnjë kredit deri tani, pasi nuk kanë ndjekur programet e edukimit në vazhdim. Janë rreth 500 të tillë nga 1600 të licencuar dhe afati i fundit është viti 2014.

"Programe trajnuese janë duke u ofruar në rrethet më të largëta në mënyrë që mjekët e familjes të kenë mundësi ti ndjekin. Ajo që ndoshta ia vlen të përmendet, meqë jemi duke folur për dentistët, është fakti që ka ende një numër jo të vogël dentistësh që janë prapa me procesin e edukimit në vazhdim", u shpreh Entela Shehu, drejtoreshë e Qendrës së Edukimit në Vazhdim.

Sipas ligjit, stomatologët duhet të mbledhin 100 kredite në 5 vjet me qëllim që të licencohen, po kështu edhe farmacistët, ndërsa për mjekët numri i krediteve është 150. Këto të dhëna u bënë publike gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes Qendrës së Edukimit në Vazhdim, Urdhrit të Mjekut dhe Dhomës Stomatologjike të Maqedonisë. Marrëveshja parashikon mes të tjerash që stomatologëve t'u njihen kreditet, të cilat mund t'i marrin duke ndjekur aktivitetet dhe konferencat në të dy shtetet.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës