Një ekspozitë italiane për
trashëgiminë kulturore shqiptare

Një ekspozitë italiane për<br />trashëgiminë kulturore shqiptare
Kërkimet italiane prezantuan në ekspozitën  “Të njohësh të ruash të shfaqësh katër projekte mbi trashëgiminë arkeologjike dhe monumentale në Shqipëri.
 
Nisma është fryt i bashkëpunimit të tri universiteteve italiane (Politeknikut të Barit, Universitetit të Parmës dhe atij të Chieti-Pescara) prej vitesh të angazhuara në kërkimet mbi trashëgiminë arkeologjike dhe arkitektonike në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë në Shqipëri.

EKSPOZITA ITALIANE
(Foto: Ekspozita "Të njohësh, ruash, shfaqesh", në përurimin e saj)

Projektet lidhur me Muzeun Arkeologjik në Durrës dhe Tiranë janë realizuar nga Departamenti i Shkencave të Inxhinierisë Civile dhe Arkitekturës dhe Politekniku i Barit me koordinimin e profesoreshës Anna Bruna Menghini.

Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”  Anna Bruna Menghini rrëfeu motivin e projekteve të prezantuara në këtë ekspozitë dhe aspektet pse u krijuan projektet.

“Ne zgjodhëm të studiojmë këto dy muzetë të cilat janë muzetë më të mëdhenj të Shqipërisë duke vendosur së bashku kompetencat e arkeologëve dhe arkitektëve duke kërkuar  për të vlerësuar përsa i përket muzeut të Tiranës duke e bërë më modern dhe më të hapur për publikun”.

EKSPOZITA ITALIANE
(Pamje nga ekspozita)

Ndërsa projekti i vlerësimit të Amfiteatrit në Durrës, i formuluar në dy versione të ndryshme në kuadër të Misionit të Arkeologjisë Italiane në Durrës në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë në Shqipëri dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës, falë profesorëve Sara Santoro, Paolo Giandebiaggi dhe Claudio Varagnoli.

Profesoresha Sara Santoro na rrëfeu projektet e saj lidhur me amfiteatrin e durrësit. “Kemi sjellë këtu tre propozime me dy filozofi të ndryshme për të qenë i funksionueshëm në shumë drejtime. Ne i lëmë këto projekte në duart e komunitetit shqiptarë për të vendosur sepse në këtë mes hujnë dhe fondet, buxheti dhe shpenzimet”, shtoi ajo.

EKSPOZITA ITALIANE
 
Ekspertë të tri disiplinave të ndryshme - arkeologjisë, arkitekturës dhe muzeologjisë u bashkuan, falë rolit koordinues të Institutit Italian të Kulturës, me të njëjtin objektiv atë të vlerësimit të trashëgimisë kulturore dhe do të prezantojnë katër projekte, për herë të parë, që kanë të bëjnë me Muzeun Arkeologjik në Durrës, Amfiteatrin në Durrës dhe Muzeun Arkeologjik në Tiranë.

Ekspozita do të pasurohet nga një katalog që do të përmbledhë kontributet e tri universiteteve të përfshirë në projektin e vlerësimit të trashëgimisë arkeologjike shqiptare.
 
Këto projekte të cilat u prezantuan në një ekspozitë u mbështetën nga Institute Italian i kulturës.

Drejtoresha e këtij Instituti Fulvia Veneziani vlerësoj projektet e paraqitura duke thënë se ato nuk do të jenë vetëm në letër por edhe në praktikë. “Për ne është shumë rëndësishme, për shkak se këto projekte mund të duken teorike por në fakt janë praktikë. Ato shërbejnë për të bërë diçka që Shqipëria mund t`i përdorë për të vlerësuar trashëgiminë e saj kulturore”.

EKSPOZITA ITALIANE
(Foto: Në ekspozitë i ftuar, Ambasadori Italian Massimo Gaiani shoqëruar nga Ministria Mirela Kumbaro dhe Eglantina Gjermeni)

Ekspozita, që do të qëndrojë e hapur deri më 1 mars dhe do të paraprihet nga një tryezë pune mes ekspertësh të sektorit me qëllim intensifikimin e bashkëpunimeve shkencore dhe kërkimeve të përbashkëta mes universiteteve italiane dhe institucioneve shqiptare. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar