Për herë të parë maturantët e këtij viti në qytetin e Vlorës kanë pasur mundësi ta festojnë maturën e tyre ndryshe nga vitet e kaluara. Të veshur me veshjen e veçante të kësaj dite maturantët e të gjitha shkollave të qytetit kanë parakaluar në bulevardin Vlorë-Skelë, të shoqëruar në këtë parakalim nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla si dhe drejtoresha e DAR Albana Hodaj.

Parakalimi i maturantëve është ndalur në sheshin “Pavarësia”, aty ku dhe janë ndarë ceritifikatat e vlerësimit për 34 maturantët më të mirë.

Festa e maturës 2014 në qytetin e Vlorës ashtu sikurse e do dhe tradita është mbyllur me hedhjen e kapelave si dhe me një koncert festiv që ka zgjatur përreth 1 orë.