Një fshat në Kazakistan vuan
nga "epidemia e gjumit" deri në tre ditë

Njerëzit e fshatit Kalachi në Kazakistan po vuajnë nga gjumi i thellë.

Ato bien në gjumë gjatë ditës dhe nuk zgjohen deri në 3 ditë.

Ata e kanë quajtur këtë dukuri epidemia e gjumit dhe çdokush ka një njeri në familje që ka rënë në gjumin misterioz, ndërkohë çdokush e ka provuar që të bjerë një herë në gjumë.

kalachi

Shkencëtaret, radiologët, toksikologët kanë mbërritur në fshat për të studiuar arsyet që mund të shkaktojnë këtë sëmundje, por asnjë përgjigje.

Kur tentojnë t’i zgjojnë të prekurit nga sëmundja shihet qartë që ata duan t’i hapin sytë por nuk munden.

Përveç gjumit, të sëmurët janë përballur edhe me simptoma të tilla si, haluçinacione, përzierje, marrje mendsh, humbje të kujtesës etj.

kalachi

Kur i pyesin pas gjumit si ndihen ata thonë si të pirë ose shumë të rëndë dhe u vjen sërish gjumë.

Një nga arsyet pse ka ardhur epidemia e gjumit të thellë është menduar të jetë era që fryn nga një minierë pranë fshatit Kalachi.

Në kohën e Bashkimit Sovjetik fshati është konsideruar i fshehtë për shkak të minierave të uraniumit, e cila tashmë ka përfunduar e braktisur.

kalachi

Por, një i moshuar thotë se njerëzit kanë punuar për vite me radhë në minierë dhe nuk kanë rënë në gjumë të thellë asnjëherë.

Lajmi është bërë publik nga një media televizive lokale.

I pari që është diagnostifikuar me sindromën ka qenë në mars të vitit 2013, ndërsa i dyti në maj 2013.

kalachi

Redaksia Online               
(g.m/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)