Një gjumë i mirë redukton
rrezikun e kancerit të prostatës

Një gjumë i mirë redukton<br />rrezikun e kancerit të prostatës
SHBA - Një studim i shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit në Boston të SHBA-së zbuloi se një gjumë i mirë parandalon kancerin e prostatës tek meshkujt.

Sipas shkencëtarëve, ata që kanë hormonin e metalonit mbi 75% ka më pak gjasa që të zhvillohet një kancer i prostatës. Metaloni është një hormon që prodhon vetë trupi i njeriut dhe ndihmon për të rregulluar ciklin e gjumit.

Njerëzit që kanë përqindje të vogël të hormonit të metalonit kanë tendencë që të kenë vështirësi për të fjetur gjumë dhe zgjohen natën.

Ky studim u realizua tek 928 islandezë, të cilët u monitoruan mbi 7 vjet. Gjatë studimeve, u vu re se 111 ishin diagnostikuar me kancer në prostatë.

Meshkujt që kishin nivele të larta të metalonit kishin më pak gjasa që të zhvillohej kanceri i prostatës, krahasuar me ata që kishin nivele më të ulëta të hormonit.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm