Një gotë verë e kuqe çdo
darkë ul rrezikun e kancerit

Një gotë verë e kuqe çdo <br />darkë ul rrezikun e kancerit
Një gotë verë, përvec rasteve kur pihet për qejf rekomandohet të pihet çdo darkë, pasi ka një probabilitet të madh për të ulur rrezikun e prekjes nga kanceri në zorrë.

Ky zbulim shkencor vërtetoi se në lëkurën e kokrrave të rrushit të kuq, i cili i jep edhe ngjyrën verës gjenden substanca të cilat luftojnë kancerin. Rrushi prej kohësh njihet si një frut që është i shëndetshëm për organizmin, por nuk dihej efektiviteti i tij në luftimin e sëmundjeve si kanceri.

Shkencëtarët zbuluan gjatë testimeve se pirja cdo natë e një doze normale vere ndihmon në parandalimin e sëmundjes. Përvec kancerit të zorrëve vera cilësohet si luftuese edhe kundër sëmundjeve të zemrës. Por duhet patur kujdes në mënyrë që të mos teprohet me masat, sepse edhe vera si cdo pije tjetër alkoolike ka efektet e veta negative dhe mund ti bëjë njerëzit të varur.

Në Angli gjatë një viti janë shënuar 12,500 raste që janë sëmurë me kancer vetëm nga tejkalimi i normës.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga