Në sytë e Gjermanisë kriza e borxhit është faji i lëshimeve të qeverive. Kryesisht një besim i tillë u forcua nga gënjeshtrat e Greqisë për gjendjen e saj të mëparshme ekonomike. Nuk vihet në diskutim gjendja aktuale e Greqisë, apo fakti se edhe pjesëtarët e tjerë të me probleme në eurozonë, Portugalia, Irlanda, Spanja dhe Italia, tani duhet të paguajnë një cmim të lartë. Por ato vende nuk ishin aspak “liberal”.

Para krizës të dyja qeveritë e Spanjës dhe e Irlandës po përjetonin rritje të fortë ekonomike dhe teprica në buxhetin e tyre. Të dyja në mënyrë të kujdesshme kontrollonin deficitin dhe borxhin për të mos tejkaluar limitet e vëna nga pakti i stabilitetit dhe i rritjes – në të kundërt me Gjermaninë, e cila ndryshoi rregullat për katër vjet me radhë që nga viti 2003 (dhe evitoi ndëshkimin). As Italia nuk i lejoji vetës një ekstravagancë të tillë.

Borxhi i këtyre vendeve u bë një peshë jo për faj të një qeverie “liberale” por sepse cdo person përfitoi në mënyrë të pangopur për një dekadë të tërë nga interesat e ulët dhe më pas u godit nga kriza financiare. Kreditë e lehta i dhanë një shtysë të paprecedente borxheve për shtëpitë dhe sektorit financiar. Banka qendrore europiane mbikëqyri një “festë” shkëmbimesh të borxheve përtej kufirit. Në krizë papunësia dhe vuajtjet varen nga rritja e taksës për mirëqenien. Disa vende, si Irlanda dhe Spanja, patën nevojën të merrnin hua përa për të financuar bankat e tyre. Këto shpenzime të reja ranë në kurriz të shteteve në një kohë kur taksimi ra, në mënyrë katastrofike në vendet që përjetuan bumin e pronave.

Në të njëjtën kohë interesat u rritën. Para krizës investitorët mendonin se asnjë qeveri e eurozonës nuk do falimentonte mbi borxhin e vet. Sipas Peter Bone dhe Simon Johnsoon, të insitutit Peterson në Washinton, Gjermania paralajmëroi atëherë se falimentimi mund të ndodhte dhe investitorët do duhet të ndajnë humbjet e tyre – një kërkesë e arsyeshme, por e vështirë për tu aplikuar në mes të krizës. Disa investitor kërkuan të shpërbleheshin për rrezikun ekstra që po merrnin për sipër dhe të tjerë, duke mos dashur të paguajnë për studime mbi kredinë, u larguan. Kjo spirale e rënies së cmimeve të bonove të thesarit, dobësoi bankat dhe ngadalësoi rritjen.

Edhe pse asnjë prej vendeve të eurozonës nuk ishte “liberal”, të gjithë gjendeshin në një deficit në buxhet të papranueshëm. Interesat e ulët i dhanë shtysë shpenzimeve private dhe rritën inflacionin në pagat dhe produktet, gjë që bëri eksportet më të shtrenjta dhe importet më të lira. Por ndodhi edhe pse Gjermania po riciklonte tepricën e produkteve të saj me eksportet të ekzagjeruara duke financuar kosumin.

Ekonomia gjermane është për tu lavdëruar, por arriti në atë pikë sepse prishi balancën e ekonomive periferike të eurozonës. Si kursimtar të mëdhenj, Gjermanët harruan se në kohën afat gjate eksportet nuk kanë më kuptim nëse nuk paguhet për importet. Tani duhet të jenë pishman që investuan parat e tyre në kreditë e këqija (subprime) amerikane dhe në borxhin e qeverisë.

Borxhi yt, faji jot
Për ti dhënë fund krizës, pjesëtarët e eurozonës ranë dakord muajin e shkuar për të paguar gjysmën e borxhit grekë, që zotërohet sektori privat, të shtetëzojnë bankat europiane dhe të frynë fondin e krijuar si mbrojtje ndaj falimentimit. është një plan ambicioz, por Greqia mund të ketë nevojë edhe për më tepër ndihmë dhe fondi i shpëtimit nuk duket aq i fortë sa të përballoj falimentimin e saj.

Edhe nëse kriza kalohet, ti japësh mirëqenien Europës do të duhen vite të tëra. Kjo sepse vendet me probleme duhet të kontrollojnë deficitin e tyre dhe të rrisin kompetitivitetin e tyre.

Gjithsesi, strategjia rrezikon të kthehet në vetë shkatërruese. Duke shtyrë për shkurtime të menjëhershme eurozona është duke u zhytur në recesion, gjë që bënë borxhet e vendeve problematike akoma më të vështirë për tu paguar. Ideja e Gjermanisë për të dalë nga borxhi është e gabuar. Për të dalë nga një krizë ekonomike dikush duhet të konsumoj.