TIRANE - Një person i aksidentuar dje në qytetin e Lezhës ka humbur jetën sapo ka mbërritur në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Identiteti i viktimës ende nuk bëhet me dije, po ashtu edhe të dhëna rreth aksidentit ku ishte përfshirë, por, mësohet se pacienti ka ndërruar jetë sapo ka ardhur në Tiranë.
Ky fakt konfirmohet nga mjekët e Spitalit Ushtarak, të cilët bëjnë me dije se se pacienti në fjalë ka mbërritur në Tiranë, i paintubuar, pra nuk ka marrë oksigjen gjatë kohës që transportohej. Po sipas tyre, pacienti nuk shoqërohej nga mjekët, por vetëm nga infermierja. Ndërkohë burime nga urgjenca e Traumës pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjatë muajit gusht ka pasur një dyndje rastesh.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com