Një këngë së bashku
kundër dhunës ndaj grave

Një këngë së bashku<br />kundër dhunës ndaj grave
Këngëtarë të njohur shqiptarë i janë bashkëngjitur nismës së Ministrisë së Mirëqënies Sociale, në fushatën kundër dhunës me bazë gjinore, e cila do të zgjatë 16 ditë.

Rosela Gjylbegu, Renis Gjoka, Lind Islami, Classic Boys, Olta Boka, Era Rusi dhe Erik Lloshi, do të jenë këngëtarët që së bashku me aktivistë, qytetarë, politikanë, përfaqësues të Kuvendit, qeverisë, etj, do të këndojnë një këngë kundër dhunës gjinore.

Kjo këngë do të shërbejë si reflektim në ndërgjegjen e gjithkujt për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas.

Fushata kundër dhunës me bazë gjinore, nisi dje dhe përfundon më 10 dhjetor, në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.




Shkrimi u botua në numrin e sotëm (26 nëntor 2014)  të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën