Kujdestarët e kafshëve në Kaliforni janë munduar të kapin një kobra të rrallë albino, tërësisht të bardhë të quajtur kobra “me syze”. Pas shfaqjes krejt misterioze të kafshës helmuese e cila është e ndaluar të mbahet në Kaliforni pa një leje të veçantë, u krijua panik ndër gjithë banorët e Los Angeles.

Një qen u raportua si i sulmuar nga kobra dhe kjo e bëri atë të konsiderohej mjaft e rrezikshme, pavarsisht se më vonë u zbulua se qeni ishte shumë mirë dhe shkaku i sulmit të tij nuk kishte qenë kobra.

Oficerëve të kujdesit për kafshët ju deshën rreth katër orë për të bërë të mundur kapjen dhe transportimin e kobrës në ambientet e kopshtit zoologjik më të afërt ku u vendos nën kontroll të posaçëm. Kafsha u kap me vështirësi pasi sipas zyrtarëve reagoi si çdo gjarpër tjetër në të njëjtat kushte.

E ndjerë në kurth dhe e kërcënuar kobra po përpiqej të largohej duke mundur të rrëshkiste disa herë nga pajisjet e tyre. Megjithatë ata theksojnë se ajo nuk ishte aspak agresive apo kërcënuese siç raportohej nga banorët.

Ndërkohë investigues të shumtë janë vënë në kërkim të provave për gjetjen e pronarit të kafshës së paligjshme helmuese në territorin Amerikan. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)