Fondacioni Raspberry Pi ka lançuar sot një kompjuter të ri me çmim të ulët, i quajtur Pi Zero Raspberry. Pi Zero është një kompjuter i vogël që kushton vetëm 5 dollarë. Meqë kushton më lirë se kompjuterët e tjerë të krijuar nga Raspberry Pi, mungojnë disa veçori, si çipi Ethernet, si dhe ka më pak RAM. Megjithatë, ashtu si pajisjet e tjera Raspberry Pi, edhe kompjuteri Raspberry Pi Zero operon me Raspbian dhe shumë aplikacione të tjera popullore, si Scratch, Minecraft dhe Sonic Pi.