Kryeministri në detyrë i ka filluar pushimet. Mirë e bën në fakt. Dalja në pension dhe “tërheqja” e supozuar nga politika, mund të ketë efektin e vet te Sali Berisha si individ. Problemi i vetëm në gjithë këtë katrahurë kushtetuese është se vendi nuk po qeveriset. Në këtë sezon vere, mungesa e dritave dhe ujit të pijshëm sidomos në zonat turistike por edhe në kryeqytet, është kthyer në një shqetësim serioz jo vetëm për pushuesit, por edhe për vendalinjtë në të katër anët e vendit.
Krimi nuk po gjen rehat. Ka gjetur terren mjaftueshëm për të bërë kërdinë. Policia gjendet në situatën më të rëndë të të paktën tetë viteve të fundit. Bandat e maskave, një shprehje që prej vitesh e kishim hequr nga fjalori por edhe nga faqet e gazetave, janë rikthyer si në vitet më të këqija që kanë përjetuar shqiptarët. Shprehja më e fundit ndër turistë që dëgjohet në brigjet shqiptare është: “të na ruaj Zoti se shtet nuk kemi”. Italianët japin alarmin për hashashin që po u depërton në anën tjetër të Adriatikut, e plotësuar kjo nga dhjetëra e mijëra klandestinë që kalojnë mes për mes territorit shqiptar drejt skafeve e gomoneve.
Policë-militantë që po mendojnë se i kanë ditët e tyre të fundit në punë dhe që si bixhozxhinj të rëndomtë e kanë kthyer “lekun në letër”, pa iu dridhur as syri as dora teksa kërkojnë para nën dorë apo qerasje me birra për të shuar etjen e për të mbushur barqet e tejfryra nga abuzimi me shtetin.
Shkurt, një strukturë shtetërore që nuk funksionon, dhe një administratë që ka ngritur plaçkat, duke hedhur zhubravitur gjërat e fundit në valixhen që duan të marrin me vete kur të lënë “pushimet e mirësponsorizuara” në zyrat e shtetit.
Ti biesh ndonjë telefoni, kurrkush nuk të përgjigjet. Të trokasësh në ndonjë zyrë shteti, askush nuk gjendet pas derës. Të paraqitesh në shërbimet publike, ke zyrtarë që nuk të kthejnë as sytë për të të parë, duke numëruar me bezdi orët.
Ti rri e do të qetësohesh buzë detit dhe magjinë e qetësisë ta prishin faqet e gazetave kur sheh dhe lexon se situata ka dalë jashtë kontrollit. Sepse ka një kryeministër pa detyra në detyrë dhe disa ministra që po mendojnë të shijojnë të fundit ditë në pushtet duke abuzuar. Kryeministri i zgjedhur i 1 milionë shqiptarëve ka një superaxhendë me takime diplomatike, e ndërkaq, pjesa më e madhe e strukturave të partisë kryesore që fitoi zgjedhjet po përpiqet të përfitojë nga ditët e fundit të pushimeve përpara shtatorit, kohë kur kabineti i ri do të marrë funksionet. E ndërkohë Shqipëria vuan mungesën e një strukture të organizuar dhe sistemin shtetëror tejet të kalbëzuar. Shqipëria, duhet rimarrë në kontroll menjëherë. Kjo përgjegjësi u takon fitimtarëve.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com