Qytetarë të thjeshtë dhe të pamundur i drejtojnë sytë dhe shpresat tek shteti dhe burrat e tij. Ata besojnë në teorinë e shtetit baba, ata besojnë në drejtësinë dhe dhembshurinë e këtij babai. Megjithatë le të hedhim nje vështrim dhe të analizojme përpjekjet që personat me aftësi të kufizuar kanë bërë me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale , Z. Ksera. 

Për kortezi, që në muajin e parë të emërimit të tij si Ministër, thuajse se të gjithë organizatat kombëtare i dërguam mesazhe urimi në mënyrat që ata zgjidhën si më të arsyeshme dhe pas filluan kërkesat për takim. Edhe sot për ne është e paqartë se cila ishte arsyeja që zoti Ksera i refuzoj takimet nga Shtatori 2009 – 30 Janar 2011. Vetëm atëhere u bë i mundur një takim institucional i përbashkët me të gjithë anëtarët Këshillit Kombëtar dhe një jave më pas një një drekë kortezie. Po si na ngeci në fyt kjo drekë. Z.

Ksera i dëgjoi të gjitha kërkesat, propozimet duke marrë angazhim se do t’i shqyrtonte dhe do të jepte një përgjigje. Ne i propozuam Z. Ksera një reformë të thellë në sitemin e pagesave kesh, të legjislacionit të vendit në bazë të parimit të përbotshëm asgjë për ne pa ne. Madje ne i propozuam dhe një marrveshje bashkëpunimi ku Këshilli Kombëtar merrte angazhime konkrete në mbështetje të politikave të Minstrisë së Punës.

Po çfarë u bë me propozimet tona? Të cilat edhe para këtij takimi i ishin dërguar atij, Kryeministrit, këshilltarëve, deputetve miq etj. Dreka e ofruar nga Z. Ksera u shpërblye me një heshtje varri dhe më pas me vazhdimin e një regresi me cënimin e të drejtve të personave me aftësi të kufizuar. Z. Ksera u konsultua për të tëra aksionet e mbrapshta në dëmin tonë, me njerëzit e afërt në dikaster, me kompani biznesi që sillen si fondacione apo qendra që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuar.

Z. Ksera shkoj dhe më larg duke përdorur atoritetin e tij si qeveritar, ai u përpoq të kontaktonte individë të pakëanqur ndaj organizatave kombëtarë dhe ti motivonte ata për të krijuar kundra rryma brenda levizjes për aftësi të kufizuar. Madje ai shkoi edhe me larg: Në kongresin e e invalidëve të punës ku ishte i ftuar, bëri thirrje publike rreth 300 delegatëve të votonin kundër drejtuesve aktual.

Të gjitha këto sollën një dështim të hapur dhe të turpshëm pasi nuk arriti as të krijonte kundra rryma e as të ndikonte në prishjen e raporteve të brendshme të lëvizjes së aftësisë së kufizuar. Më pas ai u angazhua në një fushatë propagandistike publike në televizione dhe gazeta duke shpalosur bëmat e qeverisë së tij, aq sa u bë i pabesueshëm, por dhe qesharak.

Por a kishte mundësi Z. Ksera të sillej si një drejtues serioz, si burrë shteti, si qytetar I denjë, me ndjeshmërin e prindit dhe fëmijës së një personi me aftësi të kufizura ? Me sa duket jo. Formimi i tij përgjithshëm kulturor dhe intelektual, teknik dhe profesional nuk ja jepte këtë mundësi. Me sa duket dhe administrata që e pasoj atë nuk u përpoq të zbatonte ligjin dhe të ishte e dobishme për të dhe politikat e qeverisëë së tij, por më shumë të ishte e pajtueshme me sjelljet dhe kërkesat e titullarit të vetë.

Për neve mbetet ende i pashpjegueshëm një fenomen i thjeshtë, komunikimi formal, zyrtat dhe ligjor. Gjatë 4 vite janë më qindra letra dhe shkresa drejtuar Z. Ministër i cili nuk denjoi të jap qoft dhe një përgjigjë të këtij volumi shkresash dhe kërkesash. Le të gjej qoftë dhe një shkresë që ai ka firmosur për të më dhënë përgjigje, dhe pastaj une do i kërkoj falje publike.

Z. Ksera është përgjegjës për të gjitha protestat dhe pakënaqësit që mbi 150 000 persona me aftësi të kufizuar dhe familjarë të tyre kanë krijuar si rezultat e sjelljeve te tija te papranueshme, ata kete lloj paknaqësi e kanë shprehur nga forma nga më të ndryshmet, kanë protestuar në rrugë, media e kudo. Thelbi i zemërimit ka qënë shkelja e të drejtave, por flaka që mori dhenë ishte nga era që fryu si rezultat i përjashtimin dhe injorimit që Z. Ksera i bëri këtij komuniteti.

Të verbërit e Gjirokatrës i dhanë një mesazh të qartë atij në protestën që ata bënë në Gjirokastër para më shumë se një viti. Ata i bënë të qartë se protesta e tyre nuk ishte lokale, ishte për intersat e të gjithë të verbërve dhe aftësisë së kufizuar në nivel kombëtar. Z Ksera nuk e lexoj dot mesazhin e tyre kur ata refuzuan të takoheshin me të duke i thënë se problemet e tyre ishin kombëtare dhe negocioheshin vetëm nga drejtuesit qëndror te mandatuar prej tyre.

Dështimet mjerane të tij për të krijuar kundra rryma, për të korruptuar në mënyrë të ndryshme individ, për të bashkëpunuar në qendrat apo fondacionbete krijuara për intereat e tyre, duke shkelur parimin e përbotshëm asgjë për ne pa ne, duhet ta çojnë Z. Ksera drejtë një reflektimi të thellë, pse jo drejtë një ndjese publike drejtuar personave me AK. Pjese e reflektimi të Z. Ksera për humbjen në Gjirokastër duhet të jetë edhe gabimet qe ai ka bërë ndaj personave me AK.

Unë mendoj se ai është përgjegjës para partisë së tij për pakënaqësin që mbolli me sjelljet dhe qëndrimet e tij dhe të mos jystifikohet me mungesën e finacave sepse po ti kishte menxhuar ato më mirë dhe në konsultim me komunitetitn do kishte zbutur e zgjidhur mjaft probleme sociale. 

Le te shpresojmë që përfaqësuesi i qeversise së re në këtë dikaster do ta njoh, do ta studjoj seriozisht eksperincën e paraardhësit të tij dhe do të orientohet nga fryma dhe filozofia që na është prezantuar nga Krymenistri i ri, dhe do të përmbush angazhimet pubike të tij ndaj personave me AK.

Megjithatë Z. Ksera ka dhe merita, ku me kryesorja është mësimi që ne na ka dhënë se duhet të shkundemi nga naiviteti me besimin tek shteti baba dhe duhet të kuptojmë se për mbrojtjen e të drejtave themelore, për përmirësimin e standartve sociale dhe ekonomike nuk duhet të presim vetëm shtetin baba por duhet te ndërgjegjesohemi dhe të jemi dita -dites partner serioz, të fuqishëm dhe të vlerësuar nga institucioni publik.

*Drejtues i Këshillit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar