Gjithçka që po ndodh me skandalin “Imami” ditët e fundit për emërimin e komandantit të Flotës Detare e ka një qëllim. Dhe është pikërisht ministri që e ka kuptuar këtë gjë kur thotë se e gjithë rrëmuja e shkeljes së kushtetutës ishte një “gabim material”. Askush nuk mund të mos kuptojë se ministri patjetër është konsultuar me kryeministrin ndërsa ka propozuar emrin në krye të Flotës Detare, madje, e ka emëruar atë në detyrë. Pra, shkurt dhe qartë, Berisha e ka ditur këtë procedurë. Ashtu sikurse kryeministri, ka një këshilltar që merret me çështjet juridike, dhe një tjetër që merret me çështjet e NATO-s, të cilët janë totalisht në dijeni të procedurave se kush është personi që i miraton këta zyrtarë në funksionet e tyre. Patjetër Berisha e ka ditur këtë gjë, sepse edhe ish komandanti i Flotës Detare, një prej arsyeve kryesore për të cilën u shkarkua, ishte pikërisht për shkak të bazës së Bisht Pallës. Por, cila ka qenë arsyeja që një shpurë e tërë njerëzish, brenda ministrisë, por edhe në kryeministri, e kanë lënë të gabojë ministrin e mbrojtjes të një vendi anëtar të NATO-s, në shkelje të kushtetutës?
Në PD, një pjesë e demokratëve të kupolës nuk e duan Arben Imamin; nuk e duan për konfliktet e vjetra, por edhe të reja. Nuk e duan edhe për ambicien që ka shfaqur për t’u ngritur në hierarkinë e PD. Mos ndoshta ka ardhur ora që ta lënë të gabojë dhe “t’i japin duart”? Kjo nuk do të ishte një hipotezë pa baza, po të mendojmë se prej kohësh është folur për përfshirjen e Metës në qeveri, dhe pikërisht para zgjedhjeve, pasi në Gjykatën e Lartë përfundoi procesi që ishte ngritur ndaj tij. Tani Meta e ka të hapur rrugën për në qeveri. Askush nuk e ka përjashtuar opsionin e futjes së tij në kabinet, dhe ministria më e përfolur, është ajo e Mbrojtjes.
Nëse Berisha vendos të bëjë ristrukturim para zgjedhjeve, ashtu sikurse nën presion po ia kërkojnë një pjesë e deputetëve të grupit të tij parlamentar, Meta do të jetë ndër të parët që do të përfaqësohet në qeverisje. Dhe duket se punët po i shkojnë mbarë për të zënë vendin te një ministri shumë e rëndësishme, që e vë në kontakt jo vetëm me ushtrinë brenda, por edhe me partnerë ndërkombëtarë në kuadër të NATO-s. Po Arben Imami? Duket se ministri në detyrë, po merr kostot e një reforme të vështirë.
/Shqiptarja.com