Një limon, sekreti
për të zgjatur jetën

Një limon, sekreti <br />për të zgjatur jetën
I njohur për përdorimet e pafundme në shëndetin e njerëzve, limoni konsiderohet një thesar që nuk duhet të mungojë asnjëherë në tryezën tonë. I njohur veçanërisht për vetitë dezinfektuese dhe kundër hemorragjisë, ai gjen përdorime të shumta kudo.

Ndonëse ka shije të tharët, limoni ka veprim alkalik në trup, që do të thotë se në mënyrë të shkëlqyeshme rregullon nivelin e aciditetit në organizmin tonë. Limonët shpesh përdoren si mëlmesë e ushqimeve, rrallë kush pëlqen t'i hajë të gjallë, ndërsa shumica e njerëzve pëlqejnë pijen freskuese të limonit, e njohur si limonadë. Sido që t'i konsumoni, limonët kanë veçoritë e veta shëruese të cilat duhet t'i shfrytëzoni gjithsesi.

Sëmundjet

Veçoritë alkalike të limonit rregullojnë nivelin e aciditetit në trup dhe vlerën pH. Është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat janë luftëtar i shkëlqyeshëm kundër infeksioneve siç janë gripi dhe ftohja. Shkatërron krimbat e zorrëve. Kur nuk keni mjaft oksigjen dhe ndieni vështirësi në frymëmarrje (si në alpinizëm) limoni do të jetë mjaft i dobishëm. Ka veçori të forta antibakteriale, ndërsa shkencëtarët kanë konstatuar që mund të shkatërrojë bakteret e malaries, kolerës, difterisë dhe tifos.

Grupi i përbërësve aktivë të limonit do të parandalojë hemoragjinë e brendshme dhe do të ndihmojë te shërimi i tensionit të lartë të gjakut. Rutini nga limoni do të lehtësojë simptomat e sëmundjes së syve, siç është retinopatia diabetike. Sipas ekspertëve, limoni është ushqimi i vetëm i njohur në botë i cili është anionik (elektroni i tij ka ngarkesë negative). Të gjitha ushqimet tjera janë kationike (me ngarkesë pozitive). Kjo gjë e bën jashtëzakonisht të dobishëm te ndërveprimi në mes anioneve dhe kationeve, të cilat u japin energji qelizave.

Vetitë mjekësore
Vetitë mjekësore të limonit kushtëzohen nga prania në të e një sasie të madhe vitaminash, kryesisht të vitaminave C dhe P. Nga të gjitha agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar. Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën.
Efekt të dukshëm ato japin në hipovitaminozat dhe avitaminozat. Limonat konsiderohen si ilaçi më i mirë antiskorbutik dhe duhet të përdoren nga të gjithë. Në gjendje gripale dhe me temperaturë: Merret një kokërr limon dhe shtrydhet lëngu i tij në një gotë. Aty shtohet edhe një filxhan me raki rrushi të ngrohur më parë dhe përzihen. Thërmohen dhe hidhen në gotë 1-2 kokrra aspirinë. Lëngu i përgatitur pihet njëherësh i ngrohtë, 2-3 orë para ose pas buke.

Tretës

Limoni ka veti të mira tretëse në stomak, është freskues i këndshëm dhe nxit oreksin që mund të jetë prerë nga sëmundje të ndryshme. Në këto raste përdoret lëngu i limonit në trajtë limonade ose i shtuar në çaj apo në gjellë. Në sajë të vetive rrudhëse dhe antitoksike, lëngu i limonit përdoret me efekt kundër barkut dhe diarresë, me pak ose pa sheqer. Rezultate të mira ka dhënë lëngu i limonit gjatë përdorimit kundër acarimeve të mukozës së gojës dhe të grykës, duke bërë larjen dezinfektuese në formë gargarash.

Temperatura
Limoni bën mirë edhe për uljen e temperaturës. Limonoterapia ndikon në ripërtëritjen dhe vetëpastrimin e përgjithshëm të organizmit nga kripërat e kristalizuara. Ai zgjat jetën dhe gjallëron mendimin. Limoni ka veti të mira diuretike. Lëngu i tij përdoret me efekt në luftimin e gurëve të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Për këtë qëllim duhen konsumuar 2-4 kokrra limoni çdo ditë për një periudhë prej 1-3 muaj. Edhe lëvozhga e frutave (lëkura) ka gjetur mjaft përdorime. Ajo përmban vaj esencial, alkoole të ndryshme, vitaminë A, B1 etj. Vaji esencial ka aftësi për të vrarë bakteret, si dhe për të ndaluar veprimtarinë e tyre.

Shkrimi u publikua në suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com(print), 20 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital