Një listë me gjërat që ju plakin
ndër to edhe jeta e qytetit

Një listë me gjërat që ju plakin<br />ndër to edhe jeta e qytetit<br>
Të gjithë do të donim të zbulonim e të kishim në dorë formulën e rinisë së përhershme. Por duke qenë një gjë gati e pamundur dhe ende pa një formulë, ndoshta po të dimë gjërat që na plakin do ti japim vetes një mundësi për ti shmangur.

Më poshtë po ju rendisim një listë me gjërat që bëni mirë të përpiqeni ti shmangeni edhe pse kujt ja kishte marrë mendja se një ndër këto gjëra është edhe jeta e qytetit.

Takimet stresuese: Prezantimet dhe takimet me njerëz të ndryshëm mund të të plakin. Orët e gjata dhe të lodhshme, përpjekjet për të rënë në marrëveshje nga më të ndryshmet, bëhen të lodhshme në fund të ditës dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në lëkurë. Sapo kjo bëhet e shpeshtë, lëkura fillon të ndryshojë ngjyrë, madje edhe të tregojë vazhdimisht lodhje.

Ekrani i kompjuterit: Sa herë gjendesh para kompjuterit dhe mendon që gjatë 8 orëve të ditës nuk do t’i shpëtosh dot dritës së tij, kjo është vërtet shkatërruese edhe për lëkurën.

Jeta e qytetit: Njerëzit që jetojnë në qytet plaken 10 për qind më shpejt se ata që jetojnë në periferi apo në fshat. Kjo për shkak të ajrit të ndotur, i cili i vret proteinat që e mbajnë fytyrën të freskët.

Puna deri në 4 pasdite: Është një ditë e gjatë dhe e lodhshme, jashtë mund të jetë errësirë (në dimër) dhe ndoshta ke nevojë për të rritur nivelin e sheqerit pas 8 orëve punë.

Dushi i mëngjesit: Është momenti gjatë të cilit të duhet të vraposh për të arritur orarin. Dushi është mënyra më e mirë për të nisur ditën, por mjaft i dëmshëm për lëkurën, sepse pasi ke bërë një dush me ujë të ngrohtë dhe më pas del në ajër të freskët apo të ftohtë, fytyra krijon tharje. 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Putin zotohet për mandatin e tij të pestë: Ne nuk refuzojmë dialogun me vendet perëndimore

Putin zotohet për mandatin e tij të pestë: Ne nuk refuzojmë dialogun me vendet perëndimore