Dhe nuk bëhet fjalë aspak për një mirazh, apo një halucinacion, edhe pse janë të zakonshme në shkretëtirë, por për një ndërtesë gjigante pjesë e një projekti të studios londineze Zaha Hadid Archiects. Struktura është ndërtuar në një formë të tillë, me module gjashtëkëndore pikërisht për të dhënë idenë e hojeve e mjaltit.
Zemra e projektit, zona e përgjithshme e të cilës pritet të jetë 70.000 metra katrorë, është projektuar në mënyrë të tillë që lërë hapur mundësinë e përshtatjes dhe zgjerimit të kompleksit sipas nevojave të ardhshme.
Për të pasur furnizim me energji, janë krijuar disa zgjidhje të tjera: panele diellore me një kapacitet prodhues prej rreth 5,000 megavat në vit, riciklohet ujë i pijshëm në të gjithë vendin dhe së fundi por jo nga rëndësia, ndërtesa hapet në veri dhe në perëndim për të lejuar flladin të freskojë të ftuarit në oborret e brendshme duke reduktuar kështu përdorimin e ajrit të kondicionuar.
Së fundi, për të lëvizur nga një zonë në tjetrën në qendrën e madhe në orët më të nxehta të ditës, ka një seri kalimesh nëntokë që lidhin 5 ndërtesat, duke përfshirë një auditor të madh, një bibliotekë të pajisur mirë dhe një hapësirë sugjestive kushtuar lutjes.
[gallery]24487[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











