Një lypës ndryshe nga të tjerët
ja çfarë ofron në këmbim të parave

Një lypës ndryshe nga të tjerët<br />ja çfarë ofron në këmbim të parave
Philani Dladla është një 24 vjeçar që preferon ta quajnë ‘Lexuesi i trotuareve’. Ai jeton në Johannesburg në Afrikë dhe ka një histori fantastike. Dladla gjithnjë ka adhuruar leximin, por me kalimin e viteve u përfshi në vese të këqija, siç është alkooli dhe përdorimi i drogës.
lypes
“E lashë punën dhe nuk mund ta përballoja dot më qeranë, humba gjithçka. Ndërsa jetoja në rrugë, vura re që kishte shumë lypës, të cilët merrnin para në këmbim të asgjëje. Mendova të bëja diçka ndryshe, p.sh, të ofroja si shërbim mendimin tim rreth librave të caktuar, në këmbim të parave.”- tha ai.
lypes
Shumë shpejt ai nisi të shesë libra në rrugë, i lexonte të gjithë dhe ofronte edhe pasqyrën e çdo libri. Ai vendoste çmimet në bazë të mendimit që kishte për secilin prej tyre. “Me pak motivim dhe shumë libra që më kanë ndihmuar, vendosa të hiqja dorë nga droga".
lypes
"Por ndërsa ndihmoja veten, doja të ndihmoja edhe njerëzit e tjerë me të cilët kam jetuar në rrugë. Prandaj nisa të shpenzoj paratë që fitoja nga shitja e librave, për t’i blerë të gjithëve supë dhe buk, në vend t’i shpenzoja ato para duke blerë drogë. Të shihja buzëqeshjet e tyre u motivova për të përhapur buzëqeshje. Në atë pikë, e dija që nuk doja të kthehesha kurrë tek droga”.
 
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve