Një mënyrë natyrale se si të shëroni
thembrat e çara me ndihmën e limonit

Një mënyrë natyrale se si të shëroni<br />thembrat e çara me ndihmën e limonit
Një nga problemet më të shpeshta që na bezdis është plasaritja e thembrave.

Shkaqet e krijimit të tyre janë nga më të ndryshmet duke filluar nga mënyra e varfër e të ushqyerit, përkatësisht mos konsumimi i vitaminave të nevojshme për organizmin apo mos pirja e mjaftueshme e ujit.

Ato mund të shkaktohen edhe nga mungesa e higjienës apo mos hidratimi i rregullt i thembrave me kremra hidratuese.

Një nga mënyrat më të lehta dhe më praktike është eleminimi me anë të limonit.

Limoni përmban sasi të madhe të vitaminës C, që i ndihmon shumë lëkurës tuaj gjithashtu ndihmon edhe në trajtimin e këtij problemi.

Mbushni një enë me ujë të vakët dhe shtrydhni disa pika të limonit në të. Lërini këmbët të qëndrojnë në atë ujë për 15 ose 20 minuta pastaj largoni nga aty.

Në ujin e përgatitur mund të vendosni edhe pakëz mjaltë, pasi mjalti ka veti kuruese shumë të mira.

Nëse dëshironi ndonjë trajtim më të shpejtë atëherë vendosni në një pambuk hidhni disa pika lëng limoni të kombinuar me disa pika uji, në mënyrë që të zbutet përqindja e aciditetit dhe vendoseni direkt në zonën problematike.

Nëse doni që të keni rezultate të shpejta dhe efektive përdoreni këtë ilaç natyral disa herë në javë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike