Një mbesë si Angela Martini, ja
dedikimi prekës për 'nana Dogën'

Një mbesë si Angela Martini, ja<br />dedikimi prekës për 'nana Dogën'
Angela Martini ka postuar në llogaritë e saj në rrjete sociale një foto të vjetër, ku shfaqet krah gjyshes, ose siç e quan ajo ‘nana Dogës’. Në foto duket Angela e vogël, me flokë të gjata e fizik të hollë, dhe në anën tjetër, gjyshja që buzëqesh përpara kamerës.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të modeles është urimi prekës që Martini ia dedikon gjyshes së saj, që në fakt i përshtatet të gjitha gjysheve.

“Po flas për ty gjyshja ime, për ty që flas kaq rrallë e kaq pak, por që të dua e të mendoj kaq shumë. Po shkruaj për ty 'nana Doga', që gjithë jetën tënde e ktheve në shembull për nipërit e mbesat, që kurrë nuk na gjykove, që gjithmonë na le të bënim gjërat që donim vetë, që na le të gabonim, të rrëzoheshim, e që me dashurinë që vetëm një gjyshe di të japë na ndihmove të ngriheshim,” shkroi 29-vjeçarja dhe ftoi të gjithë të bëheshin pjesë e fushatës që ia kushton gjysheve festën e ‘8 Marsit’.

Ahhh marrëdhënia e gjysheve me nipërit dhe mbesat është kristal!
angela martini
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'