Një mollë në ditë mbron
zemrën nga sëmundjet

Një mollë në ditë mbron <br />zemrën nga sëmundjet
Milan – Molla është fruti që nuk duhet të mungojë në tryezat tona për t’u dhënë atyre përsosmëri dhe shëndetit tonë përmirësime. Por cfarë roli ka molla për shëndetin tonë dhe si mund të ndihmojë ajo në përmirësimin e shëndetit?

Disa studiues në ‘Ohio State University’ kanë vërtetuar se konsumimi i një molle në ditë, çon në reduktimin e formimit të një kompleksi yndyrash LDL të cilat njihen si “kolesteroli i keq” dhe luan rol kyc në parandalimin e një procesi të quajtur në mjekësi si ‘aterosklerotike’.

Më konkretisht, për të kryer studimin janë marrë 51 të rritur të shëndetshëm, me konsum të vogël dhe të rregullt të mollës, dhe u ndanë në 3 grupe:

Njëri grup kishte për të ngrënë për një muaj, një mollë në ditë.
Grupi i dytë duhet të hante abstrakt të marrë nga molla me përmbajtje polyphenol.
Grupi i tretë duhet të konsumojë një substancë inerte.

Konsumi i mollëve dhe ekstrakteve të polyphenols tek mollët ka çuar në një reduktim të ndjeshëm (respektivisht 40% dhe 21%) të lëndëve të dëmshme aterosklerotike.

"Pa hequr rëndësinë e mineraleve, vitaminave dhe fibrave, sërish fokusi është në polyphenols’’ - thotë Daniele Del Rio, një studiues në Departamentin e Shkencave ushqimore të Universitetit të Parmës. Përmbajtja polyphenols në mollë luan rol edhe në mekanizma të tjerë që mund të kontribuojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, për shembull në uljen e inflamacionit.

"Në çdo rast - përfundon Del Rio - polyphenols janë të shumta: ato janë identifikuar në më shumë se 8000 fruta të tjera dhe perime, dhe kanë një potencial të madh për një dietë të mirë ditore.

Kështu një mollë në mëngjes është perfekte, por nuk duhen anashkaluar edhe frutat e perimet e tjera të nevojshme për trupin e njeriut.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt