Një pasdite me Dritero Agollin, 
e bija rrëfen çastet e fundit

Një pasdite me Dritero Agollin, <br />e bija rrëfen çastet e fundit<br>

Një pasdite kujtimesh me Dritëro Agollin. Kështu është organizuar ditëlindja e parë pa praninë fizike të shkrimtarit të madh në Muzeun Historik Kombëtar.

Në këtë 13 tetor nuk kanë munguar edhe dy libra të rinj të sapobotuar prej dorëshkrimeve të tij. Personalitete të njohura të vendit e të politikës, miq të poetit, studiues e shkrimtarë të njohur kanë kujtuar shkrimtarin e madh në ditëlindjen e tij të 86-të.
Dritëro Agolli që ndërroi jetë më 3 shkurt të këtij viti.

E bija e shkrimtarit Elona Agolli ka sjellë në kujtesë për miqëtë e të ftuarit çastet e fundit të lamtumirës së shkrimtarit.

“Do doja të rrëfeja këtë mbrëmjë një ndodhi. Jo më larg se para një viti, një pasdite im at nuk ndjehej mirë. E gjeta shtrirë me ata tubat e hollë të oksigjenit në hundë…
“-Këta dy tubat që futen në hundë, -më tha duke buzëqeshur, -janë si dy sisë miu, e mua më kanë prishur mukozën e hundës, e prandaj e bëj hundën kështu”, -dhe me një gjest e lëvizi anën e djathtë të hundës.
Atë pasdite, ai ishte më meditues se ditët e zakonshme, me atë tisin e pesimistit, që jo rrallëherë e pushtonte kohët e fundit.
“-Kjo shtëpia jonë, -më thoshte, -ka shumë dritare, një të vogël në kuzhinë, një të madhe më pas, dy të mëdha në sallon, një tjetër vogël.
Hyn vdekja nga dritarja e vogël dhe thotë “Erdha”.
–Po pse erdhe kaq shpejt, -i them. -Shko e merr dikë tjetër, se ka mjaft të tjerë.
Hyn më pas te dritaret e mëdha dhe i them përsëri: “Është shpejt, mos hajde tek mua”. Më pas hyn te ajo e vogla dhe thotë përsëri “Erdha”. “Po hajde e të këndojmë”, -i them, -por mos harro merr disa që dinë të mbajnë iso. Dhe e Nëmura doli për të gjetur ata që mbajën iso e nuk i gjeti dot….”
 

Redaksia Online
G.ne/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari