TIRANE- Një person i tretë ka ndihmuar dy personat me motor për ekzekutimin e bankierit të njohur Artan Santo. Ky person sipas prokurorisë dhe policisë së Tiranës nuk ka pasur rolin e ekzekutorit direkt të Santos, por ka qëndruar në rolin e informatorit të dy personave që vërtiteshin që prej orës 08:00 të mëngjesit të së enjtes rreth pallatit të bankierit. Duke verifikuar me imtësi të gjitha pamjet filmike, konstatohet se motori me dy vrasësit ka qënë në lëvizje që në orët e mëngjesit dhe se është filmuar nga kamerat e mbi 8 kryqëzimeve kryesore të Tiranës.
Sipas prokurorëve, motori shfaqet dhe në afërsi të Ambasadës Amerikane, mbi urën e Lanës në rrugën e Elbasanit, kryqëzimin e ETC, si dhe në një kryqëzim tjetër mbi Drejtorinë e Higjenës, ku është filmuar nga kamerat e një lokali. Më pas është rikthyer sërisht.
/Shqiptarja.com