Një pianist italian performon në sheshin “Skënderbej”

Pianisti italian Davide Martello ka performuar për disa orë me radhë me pianon e tij lëvizëse në sheshin “Skënderbej”.

pianisti ne shesh

Risia që pianisti sicilian përçon është se me këtë instrument ai udhëton nëpër Europë dhe jep shfaqje në sheshet kryesore të kryeqyteteve duke lidhur arkitekturën me pianon e tij të zezë.

pianisti ne shesh

Davide ka udhëtuar në vende të ndryshme si Oslo, Berlin, San Marino, Budapest, Monaco etj.

pianisti ne shesh

Davide ka ndërtuar një piano me bisht, e cila është e përshtatshme për t’u vendosur kudo duke shmangur problemet që mund të hasen nga lagështira apo nga ndryshimet e temperaturës.

pianisti ne shesh

Pianisti Martello është shprehur se ëndrra e tij më e madhe ka qenë të udhëtojë kudo nëpër botë.

davide martello

Davide ka zgjuar interesin e kalimimtarëve të pranishëm në “Sheshin Skënderbej” në kryeqyetet pasi performanca e tij vjen si risi në vendin tonë.

davide martello

Ky koncert ka ardhur në kujdesin e veçantë të “Institutit Italian të Kulturës”.

(xh.k/shqiptarja.com)



/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve