Një pjepër për të
luftuar stresin e ditës

Një pjepër për të<br />luftuar stresin e ditës
Pjepri futet në kategorinë e frutave më të shëndetshme. Njihet për vetitë e tij antistres, lufton të nxehtin dhe parandalon plakjen. Është plot me vlera ushqyese dhe ndikon pozitivisht te kockat dhe lëkura, duke u kujdesur edhe për ngjyrën e kësaj të fundit gjatë verës.

Pjepri është mjaft i kultivuar dhe i njohur jo vetëm nga fermerët por nga të gjithë njerëzit në vendin tonë. Megjithëse ai ka forma dhe ngjyra të ndryshme shija e tij e ëmbël është mjaft e pëlqyeshme pothuajse nga të gjithë. Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga pagjumësia, por që nuk kanë gjetur ende zgjidhje me medikamentet apo rekomandimet e mjekëve specialistë, kurat popullore japin siguri maksimale.

Sipas tyre, konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, si dhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Për këtë arsye pjepri rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e futur në frigorifer, pasi i humbasin vlerat. Merret lëvorja e pjeprit zihet përreth 60 minuta në 3 litra ujë dhe më pas vihet në frigorifer. Ky çaj u rekomandohet të gjithë atyre personave që kanë probleme me pagjumësinë.

Ndërkohë që ata mund ta konsumojnë pjeprin edhe në mënyrën e tij natyrale, por kjo vetëm në rastet kur pagjumësia nuk është kthyer ende në një sëmundje kronike. Ndërkohë që për kancerin e lëkurës dhe atë të zorrëve rekomandohet që të merret tul nga fruti, të përzihet më mjaltë dhe të konsumohet për 20 ditë me radhë në mëngjes. Pjepri është një ushqim që lufton stresin. Një studimi i kryer në Itali ia atribuon vetitë kundër stresit antioksidantit të njohur si superoksid dismutasi. Ai është një enzimë që transformon substancat e rrezikshme për organizmin.

Pjepri përmban vitaminë A dhe C. E para gjendet në formën e karotenoideve, pigmentët natyralë që i japin pjeprit ngjyrën karakteristike. Karotenoidet luftojnë radikalet e lira, duke vonuar plakjen qelizore.
Pjepri përmban sasi të mëdha të vitaminës B6, e cila është e domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nervozizmin dhe irritimin. Gjithashtu, ajo shmang problemet e gjumit dhe vështirësitë e të nxënit.

Vitamina C, e cila gjendet te pjepri, kryen një funksion të rëndësishëm në formimin e kolagjenit, duke ndikuar në shërimin e plagëve në lëkurë.
Fosfori dhe kalciumi, të cilët gjenden me shumicë te pjepri, garantojnë mbrojtjen e kockave, duke kontribuar në mënyrë të dukshme në forcimin e tyre. Gjithashtu, konsumi i këtij fruti bën të mundur parandalimin e osteoporozës.

Pjepri ka në përbërje të tij potasium, i cili favorizon qarkullimin e gjakut, duke bërë të mundur edhe mbajtjen nën kontroll të presionit arterial.
Përdoret gjerësisht në preparatet kozmetike, pasi tonifikon lëkurën dhe e bën të butë. Një maskë me pjepër është ideale për lëkurat e thata. Mund të përgatitet duke futur në frulator me pak ujë dhe qumësht dhe të përdoret mbi lëkurë pasi është ftohur për disa minuta në frigorifer.

Pjepri futet te frutat hipokalorike. 100 gram pjepër ka gjithsej 33 kalori. Ka një sasi të madhe fibrash, çka jep ndjesinë e ngopjes te konsumatori.
Fibrat që gjenden te pjepri përmirësojnë dukshëm tranzitin intestinal, duke luftuar fryrjen e barkut.
Çdo 100 gramë pjepër përmban 7,4 gramë karbohidrate, 0,2 gramë yndyrna, 0,8 gramë proteina, 0,7 gramë fibra. 90 % e pjeprit është ujë dhe kjo bën të mundur hidratimin e organizmit.
 
 Vetitë kurative të pjeprit

Përveç të qenit i shijshëm dhe shuan etjen ai është i mbushur me vitamina. Përmban pro-vitamine A (karoten), oligo-elemente dhe fibra
 
Pjepri përmban një sasi te madhe uji (90%). Vlerat kalorike nuk janë shumë të larta: mesatarisht ai ka 35-40 kcal për 100gr dhe sasia e sheqerit varion nga 6 deri ne 14 %.
 
Ky frut është i pasur me provitamine A (beta-karoten) e cila ka vlera anti-oksiduese. Se bashku me mangon dhe kajsinë përbëjnë tre frutat më me shumë vitaminë A. Nëse hani 100gr pjepër ju keni përmbushur gjysmën e nevojave ditore me këtë lloj vitamine. Beta-karoteni shndërrohet në vitaminë A në organizëm.
 
Kjo e fundit ndihmon rritjen dhe zhvillimin e qelizave të sistemit imunitar. Specialistët thonë se është një frut shumë i mirë sidomos për fëmijët dhe adoleshentët. Për të pasur më shumë vlera duhet te zgjidhni një pjepër që ka brenda ngjyrë portokalli te theksuar.
 
Mundohuni të gjeni ndonjë që të jete pak i çarë vetë, sepse kjo tregon që ai e ka arritur kohën e pjekjes natyrale
 
Pjepri mund të konsumohet edhe në fillim edhe në fund të vaktit. Vetëm ata persona që kanë probleme me tretjen e ushqimit nuk duhet ta hanë pas vaktit dhe duhet të hanë pak. Nuk duhet konsumuar më shumë se 150-200gr në mënyrë që të mos merren shumë kalori dhe ai të tretet i gjithi.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "Shëndeti" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit