Një pjesë e koleksionit të
bankës qendrore të Turqisë në GKA

Një pjesë e koleksionit të<br />bankës qendrore të Turqisë në GKA
TIRANE - Një pjesë e koleksioni të Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë do të ekspozohet nesër në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në sallën e ekspozitave të përkohshme, do të çelet për publikun ekspozita “Kohë dhe Vende: Stambolli” me veprat që janë pjesë e koleksionit të artit të kësaj banke në Turqi.

Ato janë përzgjedhur duke prezantuar një tematikë të përbashkët, e cila është peisazhi i Stambollit, i cili sipas kuratores Kiymet Giray i ka frymëzuar gjithmonë artistët turq.  Veprat i përkasin një hapësire kohore që fillon që nga fillimi i shekullit XX e deri në ditët tona.

Kjo ekspozitë përveç tregimit të Stambollit nëpërmjet syrit të artistëve turq është njëkohësisht edhe një lloj prezantimi i historisë së pikturës së këtij vendi duke qenë se autorët pjesëmarrës janë ndër më të rëndësishmit e historisë së artit të Turqisë moderne.

Disa nga autorët më të njohur janë: Ali Riza Bayezit, Hikmet Onat, Ibrahim Çalli, Devrim Erbil, Adnan Çoker etj.

Kjo ekspozitë në GKA vjen para publikut në sajë të bashkëpunimit me Bankën Qëndrore të Republikës së Turqisë dhe Institutin e Kulturës Yunus Emre. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri me datë 14 Korrik 2013.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin