Një pjesë e Tiranës pa energji
elektrike e ujë, shkak një defekt

Një pjesë e Tiranës pa energji<br />elektrike e ujë, shkak një defekt
Një defekt i ndodhur sot në mesditë në Nënstacionin e Selitës ka bërë që një pjesë e Tiranës të mbesë pa energji elektrike. Defekti u shkaktua si pasojë e djegies së dy transformatorëve.

Zonat pa furnizim janë ajo e Ish-Bllokut, Komuna e Parisit, “Vasil Shanto”, Kodra e Diellit, Liqeni Artificial, Ish-Ekspozita, etj. OSHEE-ja bën me dije se ka ngritur 19 grupe pune, të cilët aktualisht po operojnë për të normalizuar situatën. Falë ndërhyrjes me furnizim nga nënstacionet e tjera, është bërë i mundur rikthimi i energjisë elektrike në disa zona (Vasil Shanto, zona e Ish-Bllokut, Liqeni Artificial).

Në zonat e tjera furnizimi është me ndërprerje, pasi janë lidhur me nënstacione që mbulojnë të tjera rajone të Tiranës. Po ashtu UKT njofton se për shkak të këtij defekti elektrik është ndërprerë furnizimi me ujë ne zonën e Liqenit të Thatë, zonën e Selitës, zonën e Komunës se Parisit dhe zonen e Kodrës se Diellit. 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë