Pa dyshim që projekti i qeverisë mbi mediat online do shkaktonte debate. Dhe në këtë debat, si gjithnjë, flamurin e moralit dhe të parimeve e ka marrë shefi i vetëemëruar i personelit të shtypit shqiptar. Sa herë flet për parime Bushati ka gjithmonë të drejtë: Panorama e medias shqiptare është një pikturë e dizenjuar nga Rama, që në kohën kur ishte kryetar bashkie sipas skemës: një gazetë një pallat.
Si në cdo biznes dhe në shtyp Koço është një pioner në llojin e vet. Ishte ndërtuesi i parë që hapi gazetë. Gati 20 vjet më parë thuajse e shkatërroi tregun ekzistues duke shitur gazetën e tij nën kosto. Pas tij një mizëri gazetash populluan mediat shqiptare. Dhe si për rastësi të gjithë botuesit ishin ndërtues. Tregu mediatik që atëherë ka hyrë në kolaps, në një inflacion total. Ka më shumë media se gazetarë. Bumi I gazetave shoqëroi bumin e ndërtimit të pallateve në Tiranë. Ishte koha kur ndërtohej Don Bosko dhe Komuna e Parisit, monstruozitete të tilla që nuk e rregullojnë më as bombardimet e NATO-s dhe Rusisë bashkë, si Homs të Sirisë. Për të vënë nën kontroll botuesit ndërtues Rama firmosi atë barbari. Dhe si të mos mjaftonte kjo disa prej tyre morën dhe koncesionin e linjave urbane të kryqytetit. Nëse përdorim terminologjinë e liberalit Çili: kishim të bëjmë me një diversifikimin të portofolit të investimeve të sipërmarësve shqiptarë.
Shtypi i shkruar është një teknologji obsolete. Si në të gjithë botën dhe Shqipëri shtypshkronjat po i bëjnë gati ti çojnë në muze. Teknologjia e komunikimit ka pësuar revolucionin më të madh që ka parë njerëzimi që nga koha e Gutenberg. Mediat online janë e ardhmja, madje shpesh kanë filluar të jenë e tashmja. Bushati ka të drejtë kur shprehet i shqetësuar se Rama po përpiqet të vejë dhe këtë media të re nën kontroll me parimin : një portal një pallat. Por Bushati bën një lapsus frojdian. Nga dhjetëra posedues të portaleve vetëm pronari i njërit prej tyre i jargavitet Ramës për një lejë ndërtimi.

A e di Bushati se ortaku i tij i vetëm pret lejen e ndërtimit për më shumë se dhjetë vjetësh për pallatin që e shikoni në këtë foto? Vështirë të mos e dijë. Si shefi kuadri ai di gjithçka se çfarë ndodh në mediat shqiptare dhe e pamundur të mos ketë një shpjegim përse portali ku ai është bashkëpronar herë përdoret si shantazh ndaj Ramës dhe Veliajt dhe pas ndonjë kafe me Fugën pështymën e sharjeve e kthen në jargë felacioni. Sepse pallati 25 katësh andej nga Garda duhet të ndërtohet me çdo kusht.
Kur shikon lapsin që vë alarmin se Rama po kërkon të fusë në kontroll portalet është për të vënë ulërimën. Sepse është pikërisht ky portal që duket se është hapur enkas për të marrë një leje ndërtimi. Në fushën e medias janë fiks si Koço, pionerë të diversifikimit të portofolit të investimeve. Bushati e sulmon Sandrin për moral e parime. Nuk dua të hyjë në llogaritë e tyre por Sandri më duket më pak i rrezikshëm se Bushati dhe Shkullaku. Të paktën pronari i tv Klanit nuk fshihet pas gishtit, nuk shet moral. Sandri kur ia do puna del ne ekranin e tij dhe thotë: ne qeveria po bëjmë reforma dhe qeveria ime është më e mira e të gjitha kohërave. Shikuesit të paktën e dinë se me kë kanë të bëjnë.
A duhen vendosur rregulla loje në tregun e medias on line. Pa dyshim po. Por jo sipas projektit që ka paraqitur Harito e cila ka hyrë si një elefant në dyqan qelqurinash. Sepse direktiva e Komisionit Evropian që përdoret nga Amazon apo e bay për shitjen në internet nuk ka asnjë vlerë për portalet e informacionit. Për të shmangur gjuhën e urrejtjes Rama duhet të hedhë një hap të parë: të shpërndajë çetën e Fugës dhe Veliajt. Janë rreth 20 vetë që para zgjedhjeve pushtuan zyrat e katit të tretë të selisë së PS dhe me identitete të rremë shanin me libër shtëpie këdo që mund të thoshte gjysëm fjale kundër Ramës apo Veliajt. Kjo bandë interneti më pas u zhvendos nga selia e PS dhe paguhet për të njëjtën punë nga fondet e Ministrisë së Punës dhe rishtas nga Bashkia. Janë të G 99 ose gazetarë të dështuar ata që bëjnë këtë pisllëk.
Portalet duhet ti nënshtrohen ligjit të shtypit. Nëse ai nuk mjafton le të bëhet ligj i ri , por jo ai që Evropa e përdor për të blerë sutiena në internet. Rama nuk ka përse tia kërkonte Haritos këtë gjë. Kaq konfuz është këto ditë sa ka harruar Remziun. Ca më tepër që Remziu e ka një hall për të zgjidhur andej nga Ministria e Jashtme. Remziu është më i aftë nga të gjithë. Ia qep su misura. Më mirë dhe nga vetë Donato.
Liria e medias është një nga kolonat e shoqërisë. Pavarësisht se qeveritë shqiptare, herë me kërbaç dhe herë me kulaç, asnjëherë nuk e kanë fituar këtë luftë. Media shqiptare ka 1001 të zeza , por në inflacionin e saj ka dhe një të mirë: asnjë e vërtetë nuk ngelet pa thënë.
Sado e zymtë të jetë situata dhe ata më pesimistët duhet të dinë një gjë: Marku i fejsbukut nuk besoj se do kërkojë ndonjë leje ndërtimi në kryeqytetin shqiptar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com