Një portokall kundër kancerit të gjirit

Një portokall kundër kancerit të gjirit
Portokalli është e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.

Por portokallet janë të vlefshme për një arsye tjetër: ata përmbajnë hesperidin, një substancë që ndihmon gratë në parandalimin e kancerit të gjirit.
Portokalli duhet të hahet me lëkurë sidomos ato biologjike e jo ato që janë trajtuar me kimikate sepse vetëm te lëkura gjenden ato substanca që përmbajne substanca phytochemicals të rëndësishme, të tilla si flavanones, minerale, vitamina dhe një mori të elementeve natyrore, të cilat shërbejnë për të parandaluar shumë sëmundje.

Pjesa e bardhë nën lëvore nuk duhet hedhur poshtë, ajo quhet albedo dhe duhet ngrënë edhe ajo. Kjo pjesë është me të vërtetë e çmuar, për zemrën, mëlçinë, për të mbajtur arterien tonë të pastër. Diabetikët duhet të hanë portokall (sasia 100g). Portokalli është pak laksativ dhe pastrues. Bebet të cilët janë ushqyer me shishe mund të pijë tre lugë në ditë lëng portokalli. Për gratë që kanë këmbë të rënda, për të parandaluar celulitin dhe artritin, portokalli është një aleat i vlefshëm. Portokalli gjithashtu ul kolesterolin e keq dhe ruan lart atë të mirin duke tentuar të ulë presionin e gjakut tonë. Portokalli në fund është i dobishëm për njerëzit që kanë probleme me deje dhe kapilarë të brishtë në krah dhe këmbë.

Vaji i portokallit

Vaji esencial i portokallit mund të përdoret me pika nga goja duke e marrë tre ose katër herë në ditë nga një pikë për të larguar erërat e këqija nga goja. Gjithashtu ai mund të largojë aromat e këqija të djersës duke u përdorur në vendet intime. Ky vaj, duke pasur Vitaminën C, jep ndjenjën e nxehtësisë duke u ndier mirë dhe i qetë. Portokalli është i pasur me Vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfori etj. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta ne prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj.

Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (qe ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të Vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elementë aktivë dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.

Shkrimi u publikua sot suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com(print), 13 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga