Një portugez për Liverpool,
“Reds” kontaktojnë Villas Boas

Një portugez për Liverpool, <br />“Reds” kontaktojnë Villas Boas
Andre Villas-Boas është kthyer në kandidatin kryesor për të zëvendësuar Kenny Dalglish në pankinën e skuadrës së futbollit anglez, Liverpool. Trajneri i shkarkuar me bujë nga stoli i Chelsea, i pagëzuar me emrin “The special 2” do ketë javës tjetër një takim me pronarët e Liverpool.

Villas Boas ka qenë prej disa javësh në tratativa me skuadrën italiane të Romës, por tashmë është kthyer në një teknik të kërkuar edhe në Angli. “Fenway Sports Group” që menaxhon Liverpool, ka një admirim të madh për Villas-Boas, për punën që ai ka bërë te Porto.

Agjentët e trajnerit luzitan kanë arritur edhe detajet e takimit me pronarët e klubit të Anfield Road, dhe duket se Villas Boas ka ulur pretendimet financiare, vetëm për tu kthyer sërish në garë. Reds më parë u refuzuan nga Jurgen Klopp, që ka preferuar të qëndrojë te kampionia e Bundesligës, Borusia Dortmund.

Liverpool ka kërkuar gjithashtu trajnerin e Swansea, Brendan Rodgers por kërkesa e Reds për të negociuar, hasi në kundërshtinë e pronarit Huw Jenkins. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro! Garazh, makinë e biznes në Selitë

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro! Garazh, makinë e biznes në Selitë