TIRANË – Për herë të parë një anëtar i familjes mbretëtore të Belgjikës ka mbërritur në Shqipëri. Princesha e Fronit, Lartësia e saj Mbretërore, Mathilde e Belgjikës po zhvillon në Shqipëri një vizitë tri ditore me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Gjatë takimit të saj me ministrin Vasili, Princesha Mathildë u shpreh se është e angazhuar për tu informuar rreth zhvillimeve të sistemit të imunizimit në vendin tonë duke shprehur dëshirë për t’u takuar dhe me punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët kanë një rol vendimtar në këtë proces.
“Po pres me padurim për tu takuar me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe për të dëgjuar përvojat e tyre”, tha princesha Mathildë.
Vasili e ka pritur me kënaqësi vizitën e Princeshës Mathildë duke e cilësuar praninë e Lartësisë së saj si një vlerësim dhe rikonfirmim të arritjeve të deritanishme të vendit tonë në sistemin e vaksinimit dhe ndaj punës së punonjësve të shëndetësisë, roli i të cilëve është i pazëvendësueshëm në programin kombëtar të imunizimit.
Gjatë vizitës së saj, Princesha Mathildë, do të ketë mundësinë për t’u takuar me punonjësit e sisitemit shëndetësor, do të vizitojë disa qendra të kujdesit parësor dhe do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët pune në qytetin e Shkodrës mbi vaksinimin dhe sfidat me të cilat përballen punonjësit shëndetësorë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com