Një serb ndalohet për shpërthimin
në Mitrovicë, u plagosën 2 fëmijë se

Një serb ndalohet për shpërthimin<br />në Mitrovicë, u plagosën 2 fëmijë se
MITROVICE- Një i dyshuar i përkatësisë etnike serbe u ndalua nga policia e Kosovës, pas shpërthimit të mbrëmshëm në veri të Mitrovicës, ku u plagosën dy fëmijë serbë.

“I dyshuari jeton së bashku me familjen e tij në katin e parë të shtëpisë ku ka ndodhur shpërthimi”, njoftojnë burimet zyrtare të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë "dy familjet banuese në shtëpinë dykatëshe nuk kishin marrëdhënie të mira fqinjësore”. "Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar një granatë dore, tip M-75 prodhim jugosllav, dy karikatorë të armës automatike me 50 fishekë, të kalibrit 7.62 mm, etj. Ndaj të dyshuarit të arrestuar, me autorizim të prokurorit të shtetit, është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, për vazhdim të procedurave të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e sotëm në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.

Dy fëmijë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që u regjistrua në orët e mbrëmjes, më saktësisht rreth orës 18:45, në rrugën “Bore Stankoviç”, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve