Një shans të fundit për Balotellin,
do luajë në derbin ndaj Manchester Utd

Një shans të fundit për Balotellin,<br />do luajë në derbin ndaj Manchester Utd
Roberto Mancini po konsideron nëj rikthim shokeus të Mario Balotellit, për sfidën e së hënës ndaj Manchester United, e cila me shumë gjasa do të vendosë titullin në Premier League.

Sulmuesi problematik ka qenë i pezulluar nga Manchester City pas një faulli horror ndaj Song në ndeshjen ndaj Arsenal. Asokohe Mancini tha se do ta lointe jashtë deri në fund, por tani në një intervistë për France Football, Mancini tha:

"Pavarësisht shumë gjërave dhe budallallëqeve që ai ka bërë, Mario ka qenë i rëndësishëm në disa ndeshje, si në dopietën e realizuar në Old Trafford. Me të gjithcka është e mundur. Është e vështirë të konfirmoj rikthimin, pr do bëj zgjedhjet e mia të dielën" tha Mancini.

22 vjecari Mario Balotelli ka kërkuar të qëndrojë te Manchester City edhe sezonin tjetër por mbetet për tu parë sjellja e tij. 'Është njësoj si në një familje kur një fëmijë bën gabime. Ai është i ri dhe bën gabime shumë por ka një talent unik dhe shpresoj se do mbetet te City" tha Mancini.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël