Një shofer i dehur përshkoi rreth 50 kilometra kundravajtje në një autostradë në Puatu (perëndim) gjatë mbrëmjes së djeshme, duke shkaktuar tre aksidente dhe plagosje të lehta, para se të ndalohej, sipas forcave të rendit.

Burri 56 vjeç, me origjinë nga Tursi (qendër-perëndim), po kthehj për në shtëpinë e tij në Bordo (jugperëndim) pasi kishte pirë. Pas dy orësh rrugë, ai humbi kontrollin e makinës së tij., por pasi rimori sërish timonin, ai filloi të ecë në kundravajtje në autostradë.

Shoferi përshkoi rreth 50 kilometra në autostradë, duke kryqëzuar gjatë rrugës me shumë makina ku të paktën tre dolën nga rruga ose u përplasën. Incidente këto që shkaktuan vetëm një të plagosur të lehtë, sipas të njëjtave burime.

Shoferi vazhdoi rrugën e tij, deri sa u ndalua nga policia, që dukshëm ishte krejtësisht i dehur. Pasi u kontrollua për nivelin e alkoolit rezultoi se kishte 2,34 gramë alkool për litër në gjak. Ai u vendos menjëherë në një qeli për të dehur.

Marrë nga ATSH*

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)