Edhe pse kombëtarja shqiptare e futbollit është vite dritë larg një kualifikimi në turnetë madhorë si botërori apo Europiani, në "Euro 2012", megjithatë do të luajë një shqiptar. Futbollisti nga Kosova, Emir Bajrami, është përfshirë në listën përfundimtare të Përfaqësueses së Suedisë për pjesëmarrje në kampionatin evropian që do të mbahet në Poloni e Ukrainë nga 8 qershori deri më 1 korrik.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat suedeze, ndërkohë që seleksionuesi Erik Hamren ka arsyetuar përfshirjen e kosovarit në listën përfundimtare, megjithëse 24-vjeçari nuk pati një sezon të mirë në Holandë, ku luan me Twenten.
Përzgjedhësi Hamren ka mbrojtur vendimin e tij për të përfshirë në listë mesfushorin Bajrami. Ai ka thënë se në "Euro 2012" i duhen lojtarë kreativë dhe sipas tij Bajrami është një prej këtyre lojtarëve.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com