Një sonet nga Çabej e 1949: Na
jemi byk që hedh veriu përpjeta

Një sonet nga Çabej e 1949: Na<br />jemi byk që hedh veriu përpjeta
Një sonet i bukur i  shkruar në vitin 1949 nga Eqrem Çabej na u servir dje nga studiuesja Ledi Shamku e cila e komenton dhe e na e paraqet me këto fjalë: “Nga albanologu ynë më i madh i të gjitha kohërave, Eqrem Cabej, vjen e rrezit drita mbi ndjesitë tona poaq sa mbi mendjet. Këtu në vijim, një sonet shkruar prej tij dikur. Çfare mbloje shqipja e tij - shqipja jonë!”
 
Sonet
"O ju, si flutra, që ju muar era
E ju përhapi tej-këtej te jeta.
Ju q’afruam bashkë dje pameta
U ftohmë a u ndamë për ngahera:
Në qe se ju gënjeva me të tjera,
U diç kërkova edhe dot s’e gjeta:
Na jemi byk që hedh veriu përpjeta,
Grurët e muar era edhe vera.
N’ato të njoma zëmra t’uaj ka
Nga një si dregëz nga një koh’e parë,
Thomse nga ditët q’ ishin ditët t’ona,
Atyre ditet u kaloi jehona,
Po te kjo zemër mbetet e pavdarë
Fytyra juaj siç pikoi e ra."
23.-24.V. 1949.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë