Me kualifikimin në sezonin tjetër në Champions League që tashmë është siguruar, Juventus ka nisur të punojë me intensitet në frontin e merkatos, ende pa u hapur tregu zyrtar europian i futbollit.

Përtej "meremetimeve" në secilin repart dhe nevojës për të larguar disa lojtarë të panevojshëm si Krasic, drejtori Marotta synon ti dhurojë trajnerit Antonio Conte, të paktën një sulmues të denjë që të mund të quhet yll. Objektivat kryesorë janë Robben, Drogba dhe boshnjaku Edin Dzeko.

Anësori i Bayern Munchen, Robben ende nuk ka rinovuar dhe në fundin e ndeshjes ndaj realit, nuk mungoi për tu vetëofruar ndaj "Zonjës së Vjetër". Ai tha se epëlqen një kalim të mundshëm te bardhezinjtë edhe pse nuk dihet ende destinacioni i ardhshëm.

Por nëse Robben pbën tifozët e Juventusit të ëndërrojnë, është "në modë" edhe pista që sjell Dzeko në Torino. Sulmuesi boshnjak është në hije te Manchester City dhe kërkon rilancimin në një skuadër serioze. Edhe shënuesi i golit të vetëm në "Chelsea-Barcelona", Drogba është kontaktuar nga drejtuesit e Juves ende pa nisur merkatoja. "Scout" bardhezinj ishin të martën në Stamford Bridge dhe u bindën për cilësinë e Drogba, që në fundin e këtij sezoni, mund të ikë i lirë nga Chelsea. (rb/shqiptarja.com)