Vëllezërit Xhaka kanë luajtur dje një tjetër ndeshje historike përballë njëri-tjetrit. Në përballjen midis Arsenalit dhe Bazeli sërish ka triumfuar vëllai i madh Graniti.
 
Bazeli i Taulantit ka pësuar 2 gola të shënuar nga Theo Walcott.
 
Por në një mbrëmje të ngarkuar emocionalisht, me prindërit në stadium vëllezërit Xhaka kanë shkëmbyer fanellat pas fishkëllimës finale të gjyqtarit.

xhaka

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com