Një tjetër lindje rekord
në Spitalin Amerikan

Një tjetër lindje rekord<br />
në Spitalin Amerikan
Vetëm disa ditë pas lindjes së suksesshme të një 56-vjeçareje nga Fushw-Kruja, Spitali Amerikan njofton një tjetër rekord. Në datën 18 maj 2013, zonja R.F e moshës 52-vjeçare nga Tirana ka sjellë në jetë dy binjakë.

Sipas mjekut Elton Peçi obstetër-gjinekologu që drejtoi këtë rast, kjo shtatzani u bë e mundur përmes fertilizimit in vitro të realizuar me sukses në Qendrën e Shëndetit të Gruas dhe Fertilitetit të Spitalit Amerikan.

Shtatzania zgjati 37 javë, ndërkohë që lindja u krye me anë të operacionit çezarian nën anestezi epidurale. Të porsalindurit janë që të dy të seksit mashkull, respektivisht 2780 gr dhe 2480 gr.

Ekipi i mjekëve që bëri të mundur këtë arritje përbëhet nga mjekët: Elton Peçi (obstetër-gjinekolog), Ana Sula (obstetër-gjinekolog), Arben Banushi (anestezist), Tugce Isidan (embriologe), Marsel Haxhia (embriolog) dhe Ada Simeoni (neonatologe).

Mjekët Elton Peçi dhe Ada Simeoni referojnë se nëna 52 vjeçare dhe të dy të porsalindurit gëzojnë shëndet të plotë dhe kanë lenë spitalin 3 ditë pas lindjes. Ky është rekordi shqiptar për moshën 52- vjeçare kur një femër sjell në jetë 2 binjakë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale