Një burrë nga Zelanda e Re i cili mendohet se po lufton në radhët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, gabimisht ka treguar lokacionin e ri, nëpërmjet publikimeve në Twitter.

Abu Abdul-Rahman, i njohur si Mark Taylor, la Zelandën e Re për t'iu bashkuar ISIS-it në muajin maj të vitit 2012.

Pas kësaj ai kishte shkruar se ky vendim i tij ishte 'biletë njëdrejtimshe'.

Taylor kishte fshirë 45 postime pasi zbuloi se ato i zbulonin koordinatat e lokacionit të tij.

Jeff Wyers, i cili punon për një grup të inteligjencës me emrin iBrado, kishte përdorur publikimet e tij dhe e kishte zbuluar se Taylor ishte në një shtëpi në qytetin al-Taqbah të Sirisë./gazetaekspress/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)