Një vaksinë e re së shpejti do ta
bëjë trurin imun ndaj heroinës

Një vaksinë e re së shpejti do ta<br />bëjë trurin imun ndaj heroinës
Jo vetëm një aleat besnik ndaj sëmundjeve virale, por vaksina së shpejti mund të jetë një zgjidhje efektive edhe kundër opiateve dhe heroinës.

Në Shtetet e Bashkuara, një ekip shkencëtarësh po zhvillon një përgatitje për ta bërë trurin imun ndaj ndryshimeve kimike të mendjes që përfshin kjo lloj droge.

Shoqëria Amerikane Kimike e Uashingtonit ka njoftuar se vaksina, e kombinuar në përgatitje, mund të ofrojë mbrojtje kundër efekteve të heroinës dhe opiumit sintetik fentanil, me shpresë të arsyeshme se do të jetë në gjendje të frenojë varësinë e drogës dhe ndoshta edhe të parandalojë mbidoza fatale.

Eksperimentimi me një vaksinë me bazë droge ka filluar që nga vitet 1970, kur një degë e mjekësisë vendosi të marrë këtë rrugë, por asnjëherë më parë nuk i është afruar një rezultati konkret.

"Ekziston një nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje mjekësore për të parandaluar efektet e këtyre substancave", tha Kim D. Janda, një kimist në Institutin e Kërkimeve të Scripps, Californi.

"Kushdo që përdor drogë po lëviz më shpejt në drejtim të opiateve dhe versione më të fuqishme sintetike, sepse ato janë më të lira dhe më të shpejta për tu prodhuar", shtoi ai.

Fentanyl, në veçanti, ka një fuqi 100 herë më të madhe se morfina, ndërsa opiatet e tjera sintetike edhe 10.000 herë më shumë.

Një nga vështirësitë në zhvillimin e një vaksine kundër këtij lloji të drogës është se opiatet përbëhen nga molekula shumë të vogla që sistemi imunitar i trupit nuk e njeh dhe prandaj nuk lufton.

Siç shpjegon Janda, ekipi i tij hulumtues ka zhvilluar molekula të vogla të quajtura aptene që i ngjajnë atyre të opiateve, por që përmbajnë proteina epitopike që lidhen me antitrupa të pranishme në trupin e njeriut.

Pasi sistemi imunitar është "i trajnuar" me një seri thirrjesh vaksinimi, atëherë ajo do të njohë strukturën molekulare të opiateve dhe do të dërgojë antitrupa për ta luftuar atë.

Vaksina tashmë është eksperimentuar me minj dhe majmunë. "Një ditë mund të përdoret në programet e rimëkëmbjes nga varësia e drogës", shpjegoi Janda. E ardhmja do të na tregojë nëse do të jetë kështu.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë