Dje, nën udhëheqjen e kryeministrit të vendit, administrata shtetërore u hodh në një aksion reklamues për të pastruar vendin. Me mijëra nxënës të shkollave u privuan nga dita e mësimit, administrata u nxorr me urdhër për të mbledhur plehrat që kanë zaptuar vendin nga qendra e Tiranës, në male, buzë lumenjve dhe deri në bregdet. 20 prilli është zyrtarisht dita e “pastërtisë” të trumbetuar nga qeveria dhe nuk është çudi që nesër shefi i qeverisë të bëjë edhe bilancin e kësaj dite. Por ky vend është i qelbur, aq i fëlliqur sa plehrat e tij kanë përmbytur edhe fqinjët. Dhe do të vazhdojë të fëlliqë. Sepse është i fëlliqur nga koka. Kryeministri Berisha e kreu ditën e tij të pastërtisë nga Kamza, simbol i politikës së fëlliur në Shqipëri, ku është herezi të jesh opozitar, sepse nuk të lënë të ngesh as flamurin, e jo më të numërosh votën tënde kundër PD-së.
Bastionet e tij, si Kamza, janë bërë sinomimi i fëlliqësisë që ka pushtuar këtë vend, të betonizuar nga bregu i detit deri në zemër të kryeqytetit. Shfarosja barbare e pyjeve nga pushteti inekzistent në vend, erozioni i pandalshëm, gati 1 milion tonë plehra të shpërndarë anekënd vendit në rrumpallë qeverisëse, xhungla në bregdet, nga Golemi i shkatërruar, deri në Sarandën e betonizuar, janë gjëmat më të mëdha që mund të t’i bëhen një vendi. Dhe që nuk zhbëhen në një ditë, kurrë.
/Shqiptarja.com