Një plan i çuditshëm dhe i pazakontë por me një qëllim të mirë.

Një amerikan ka vendosur që për një vit të tërë të ecë këmbëzbathur, me qëllim që të ngrejë vetëdijen dhe të grumbullojë fonde për njerëzit që nuk kanë para që të blejnë këpucë.

Richard Hudgins, një stilist flokësh nga Louisville në Kentucky, deri më tani ka shkuar pa këpucë në një dasmë, në punë, në supermarket, në palestër dhe për të dërguar vajzën në shkollë.

Qëllimi i 28-vjeçarit është që të grumbullojë 25.000 dollarë dhe paratë do t’i çojë vetë në Kenia, ku fëmijët kanë nevojë për uniforma dhe këpucë për të shkuar në shkollë.

Deri më tani ai ka rritur të grumbullojë 4000 dollarë.

“Nëse ai ja arrin qëllimit do të mund të blejmë këpucë për më shumë se 800 fëmijë”, tha Elijah Ombati, një misionar nga Kenia, i cili ka nisur një miqësi me Hudgins.

Më tej ai ka theksuar se këpucët janë mjaft të rëndësishme për higjenën dhe komoditetin e fëmijëve, si dhe për ti mbrojtur ato kur përshkruajnë distanca të largëta.
 
Hudgins ka filluar të ecë këmbëzbathur që prej dhjetorit dhe ka thënë se dita e tij e parë pa këpucë ishte më e vështira, por tashmë e ka kaluar dhe do ta çojë deri në fund planin e tij.


richard hudgins

(b.t/shqiptarja.com)