I nisur me një tragjedi familjare, virusi vdekjeprurësi i Ebolës është kthyer në epideminë më të keqe në botë. Që nga fundi i vitit 2013, sëmundja ka marrë jetën e rreth 1 mijë njerëzve në Afrikën Perëndimore dhe ka rrezik të përhapet në mbarë globin.
Vetëm tani shkencëtarët kanë mundur të rindërtojnë edhe skemën se si është përhapur sëmundja. Pacienti i parë që ka humbur betejën me Ebolën mendohet të jetë një fëmijë 2-vjeçar, banues në një fshat të vogël në jugperëndim të Guinesë. Ai vuante fillimisht nga temperatura, ethet dhe të vjellat. Infermierja dhe mamia u përpoqën ta ndihmonin të voglin por pa rezultat, pasi pas 4 ditësh ai vdes.
Ndërkohë që askush nuk e dinte që ky pacient ishte me Ebola. Pak ditë më vonë edhe mamaja e tij nisi të kishte dhimbje dhe krejt papritur edhe hemorragji. Edhe për të nuk kishte shpëtim, pasi vdiq në 13 dhjetor. Në më pak se 3 javë humbën jetën edhe vajza 3-vjeçare, gjyshja, infermierja dhe mamia që trajtuan vogëlushin. Mamia, e cila donte t’u vinte në ndihmë familjes së infektuar është ajo që përhapi epideminë duke shkaktuar 6 viktima në fshatin e saj dhe 15 persona në një spital në Macenta, ku ajo shkoi për mjekim. Kjo ishte pika kur Ebola u përhap në një pellg shumë të gjerë duke infektuar qindra njerëz.
Por u deshën disa muaj që personeli mjekësor të kuptonte që kishte të bënte me virusin Ebola. Megjtihë masat e ndërmarra epidemia u përhap me shpejtësi në të paktën 4 shtete të Afrikës Perëndimore, Liberi, Nigeri, Guine dhe Sierra Leone duke çuar në 1 mijë numrin e personave që kanë humbur jetën me këtë virus, ndërsa shumë më tepër raportohen të kenë rezultuar bartës të sëmundjes. Më 8 gusht, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli epideminë një emergjencë shëndetësore ndërkombëtare.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO