KURBIN - Një 20-vjeçar i cili kishte zgjedhur të lahej me shokët në lumin Mat, ka gjetur vdekjen pasi është mbytur.
I riu Andi Lika po lahej në lumin që kalon në fshatin Skuraj. Burime për A1 Report thanë se 20-vjeçari kishte hyrë në thellësi dhe nuk dinte not. Kjo ka bërë që nga paniku i riu të mos ketë mundësi të dalë nga thellësia e për pasojë të mbytet.
Ndërkohë, në mesditë një fëmijë vetëm 8 vjeç është mbytur në rezervuarin e fshatit Balaj, në Lushnjë.
Ende nuk dihen rrethanat që çuan në mbytjen e A.B., ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com