Një 30-vjeçar shqiptar i vrarë në Spanjë, u braktis para spitalit i gjakosur dhe me plagë në bark!
Hyrja e spitalit të urgjencës në Girona Spanjë
Një shqiptar rreth moshës 30-vjeç është vrarë në Spanjë. I riu u u braktis të dielën në dyert e urgjencës së spitalit të qytetit të Girona me një plagë me thikë në bark dhe në arrest kardiorespirator. Mediat spanjolle shkruajnë se është arritur të identifikohet viktima. Në momentin e braktisjes ai ka qenë pa dokumente. Por autoritetet pasi kanë kontrolluar targën e makinës me të cilën ka mbërritur viktima përmes kamerave të vëzhgimit të qendrës, kanë gjetur drejtuesin e saj. Tani ata po përpiqen të rindërtojnë orët e tij të fundit të jetës për të zbuluar se kush e vrau.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të së dielës, kur një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së qendrës. Me të parë atë, një infermiere dhe një mjek nga shërbimi ndihmuan për të nxjerrë nga makina një burrë i cili kishte një plagë me thikë në bark dhe ishte në arrest kardiorespirator. Makina u largua shpejt nga vendi.
Për 45 minuta mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë 30-vjeccarin shqiptar por pa fat.
Hetuesit kanë analizuar përmbajtjen e kamerave të video survejimit të spitalit së bashku me personelin e sigurisë në përpjekje për të parë targën e mjetit që la viktimën në urgjencë dhe u largua. Ata morën një deklaratë edhe nga punonjësit e shëndetësisë që e trajtuan atë.
Pronari i mjetit që la shqiptarin në derën e spitalit ishte një tjetër shtetas me origjinë shqiptare me banim midis rajonit Maresme dhe La Selva. Mëngjesin e kësaj të hëne, atij iu mor një deklaratë në stacionin e policisë Vista Alegre në Girona. Falë kësaj deklarate, agjentët kanë zbuluar se edhe viktima, ashtu si drejtuesi i mjetit, ishte me origjinë shqiptare dhe rreth 30 vjeç.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?
-
Po
29.2%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2740
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreshnik Spahiu: Pse populli godiste me gurë mbretin e Spanjës, por përqafonte mbretëreshën?
5 Nëntor, 08:21
-
Spanjë, asnjë viktimë në qendrën tregtare 'Bonaire'! Vazhdojnë kërkimet për thuajse 2 mijë të zhdukur
4 Nëntor, 16:01
-
Përmbytjet në Spanjë/ U godit me baltë nga qytetarët, reagon mbreti Felipe VI: E kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin e protestuesve
4 Nëntor, 09:29
-
VIDEO/ Qytetarët hedhin baltë drejt mbretit spanjoll: Vrasës, vrasës
3 Nëntor, 14:44
-
VIDEO/ Spanjë, momenti i shpëtimit të gruas që ishte bllokuar 3 ditë në makinë nga përmbytjet
3 Nëntor, 10:53
-
Përmbytjet në Spanjë/ 217 viktima! Mbreti Felipe mbërrin në zonat e përmbytura, qytetarët i hedhin baltë! Kryeministri Sanchez goditet me shkop
3 Nëntor, 08:41
-
VIDEOLAJM/ Përmbytjet në Spanjë, si pushtoi ‘vala’ e baltës rrugët në Valencia
3 Nëntor, 08:30
-
VIDEOLAJM/ Zhytësit kërkojnë të zhdukurit në parkingun e pushtuar nga uji në Valencia
3 Nëntor, 08:13
-
Arkitektura emblematike e Spanjës përmes fotografive! Arkitekti Santonja “sjell” në Tiranë Spanjën bashkëkohore
2 Nëntor, 13:56
-
Përmbytjet në Spanjë/ 213 viktima dhe 1900 të zhdukur! Polumbarët zhyten në parkingun e përmbytur me 5700 vende të një qendre tregtare në Valencia: Një varrezë
2 Nëntor, 13:01
-
Spanjë/Përmbytjet në Valencia, mes viktimave foshnja 3 muajshe dhe mamaja e saj
2 Nëntor, 09:36
-
Tragjedia në Spanjë, MotoGP anulon garën e Valencias
1 Nëntor, 15:02