Një adoleshent në 'majën e botës', Djokovic nuk është më numri një i tenisit

Një adoleshent në 'majën e botës', Djokovic nuk është më numri një i tenisit

Carlos Alcaraz me trofeun

Tenisti Carlos Alcaraz mundi Danil Medvedev 6:3, 6:2 në finalen e Indiana Wells për titullin e tretë Masters në karrierën e tij. Ai rikthehet tani në fronin botëror duke marrë vendin e parë. Në renditjen e re të ATP-së, numri 1 është adoleshenti spanjoll. Ai e hoqi nga maja tenistin serb, Djokovic. Pas fitores në Indian Wells, Alcaraz arriti në 7,420 pikë, ndërsa Djkokovic që u përjashtua nga Masters në Miami dhe Indian Ëells për shkak të refuzimit të tij për t’u vaksinuar kundër Covid-19, mbeti në 7,160 pikë.

19-vjeçari spanjoll nuk humbi asnjë set në gjashtë ndeshjet e Indian Wells, do të kthehet në vendin e parë në botë në renditjen ATP të së hënës pas triumfit të tij në finale.

"Kjo do të thotë shumë për mua. Të rikuperosh vendin 1 në renditje është çmenduri për mua," tha Alcaraz pasi përfundoi fitoren në një orë e 10 minuta. "Veçanërisht të ngresh trofeun këtu për mua do të thotë shumë. Më pëlqen shumë ky turne. Më pëlqen shumë koha këtu dhe sigurisht që ndjeva dashurinë nga njerëzit që nga dita e parë. Për mua, është e mrekullueshme të kaloj këto 10 ditë me një çmim si ky”, tha spanjolli.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje